Futbollisti legjendar Shukur: Punoj taksist, Erdogan m’i mori të gjitha

2 javë më parë

Futbollisti legjendar Shukur: Punoj taksist, Erdogan m’i mori të gjitha

Ish-futbollisti i Kombëtarës së Turqisë Hakan Shukur, është detyruar të migrojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo për shkak se ai është shpallur “non grata”, nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, me arsyen se i është përfshirë në grushtet.

I konsideruar si hero 48 vjeçari u shpall armik i shtetit nga Erdogan.

Shukur ka treguar për jetën e tij në Washington.

“Kam filluar tani të punoj si taksist në Washington. Nuk më ka mbetur më asgjë, Erdogan mi mori të gjitha. Të drejtën time për liri, të shprehjes dhe të punës. Biznesi i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi ngacmoheshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time “-tha Shukur.

Legjenda e futbollit turk tregon se edhe pse prindërit i ka të sëmurë me kancer, ai nuk mund të kthehet dhe t’i vizitojë ata.

“Grushti i Shtetit? Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tim”, -shtoi Shukur.