Me tre fanella të nënshkruara Messi siguron 50 mijë doza të vaksinës anti-COVID

4 javë më parë

Me tre fanella të nënshkruara Messi siguron 50 mijë doza të vaksinës anti-COVID

Futbollisti i Barcelonës Lionel Messi, i ka siguruar 50 mijë vaksina anti-COVID nga firma kineze “Sinovac”.

Messi me tre fanella të nënshkruara ka ndihmuar kompaninë kineze në blerjen e 50 mijë dozave të vaksinës.

Me këtë veprim ylli i Argjentinës do të mundësojë edhe vaksinimin e të gjithë futbollistëve që do të luajnë në kuadër të Kupës së Amerikës këtë verë.

Ish-futbollisti Gonzalo Beloso, tha se drejtuesit e kompanisë kineze e vlerësuan lartë veprimin e fituesit të gjashtëfishtë të “Topit të Artë”.

“Drejtuesit e “Sinovac” treguan admirimin e tyre për Lionel Mesin, i cili na dërgoi tre fanella të nënshkruara”.