Futbollistet e Kosovës priten me “Mirë se vini Kosovë” në Holandë

2 muaj më parë

Futbollistet e Kosovës priten me “Mirë se vini Kosovë” në Holandë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka kryer stërvitjet e fundit para takimit me Holandën. “Dardanet” kanë arritur në Breda të shtetit holandez dhe nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian, e cila fillon në orën 18:30, njofton ffk.

Në stadiumin e këtij qyteti, në tribunat e veriut dhe jugut është vendosur mbishkrimi “Mirë se vini Kosovë”, derisa kjo pritet të jetë përballje e vështirë për Kosovën duke ditur formën dhe kapacitetin e holandezeve.

Kosova do të hyjë në takim me mungesën e Erëleta Memetit, që u largua ditë më parë për shkak të obligimeve tek klubi i saj Frierburg.