Furgoni e shtyp turmën e njerëzve në Barcelonë, shumë të lënduar (Foto)
4 vite më parëFurgoni e shtyp turmën e njerëzve në Barcelonë, shumë të lënduar (Foto)
Disa persona janë lënduar pasi një furgon e ka shtypur turmën e njerëzve në një zonë turistik në Barcelonë të Spanjës, njofton policia lokale.
Incidenti ndodhi afër zonës së njohur turistike, Las Ramblas, e cila tani është bllokuar nga policia, njofton një zëdhënës i policisë së Katalonisë, transmeton Exoress.
Policia beson se disa njerëz janë lënduar.
Policia spanjolle nuk ka qenë në gjendje të tregojë se cili ka qenë motivbi i incidentit.
Reuters raporton se shërbimi emergjent i Katalanisë ka kërkuar që të mbyllen stacionet e trenave dhe metros.
Policia u ka kërkuar njerëzve ta shmangin këtë zonë.