Ftohet në Hagë edhe ish- Komandanti kryesor i UÇK-së, Azem Syla

1 muaj më parë

Ftohet në Hagë edhe ish- Komandanti kryesor i UÇK-së, Azem Syla

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Sylën.

Këtë e ka konfirmuar për media, avokati i Sylës, Besnik Berisha.

“Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur se a i ka ardhur Sylës ftesë nga Haga.

Kujtojmë se sot ka ardhur edhe një tjetër ftesë nga Specialja. Bëhet fjalë për ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.