FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm dhe më së paku i korruptuar në Kosovë

1 muaj më parë

FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm dhe më së paku i korruptuar në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës është vlerësuar si institucioni më i besuëshëm nga qytetarët e Kosovës.

Sipas rezultateve të anketimit besueshmëria e qytetarëve ka arritur në 82%, që është shifër më e lartë se në vitet e kaluara.

Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet poashtu si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare.

Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.