Fshati që shfaqet një herë në vit

2 muaj më parë

Fshati që shfaqet një herë në vit

Një fshat në Indi është i dukshëm vetëm një muaj në vit, pasi në pjesën tjetër të vitit, ai zhduket nën ujë.

Fshati ndodhet mes dy maleve dhe BBC transmeton se dikur ishte një zonë e begatë dhe pjellore me rreth 3 mijë banorë.

Në vitin 1985, ai pushoi së ekzistuari pasi ndërtimi i digës së parë të shtetit e shkatërroi atë.

Çdo vit, megjithatë, në muajin maj, uji ul nivelin e tij dhe në këtë periudhë banorët e vjetër takohen atje. Toka e gërryer, rrënojat e shtëpive dhe strukturave fetare, kanalet e mbushura me ujë, janë ato që krijojnë pamjen e fshatit të zhdukur.

Hinduistët, myslimanët dhe të krishterët jetonin së bashku. Kishte një tempull qendror dhe disa të vogla, një kishëz dhe një xhami. Fshati ishte gjithashtu vendlindja e një këngëtari të njohur klasik lokal, Mogubai Kurdikar.