Françeska reagon pas incidentit me veturë: Jam vajzë e qeshur dhe joproblematike

3 javë më parë

Françeska reagon pas incidentit me veturë: Jam vajzë e qeshur dhe joproblematike

Françeska reagoi e revoltuar pas lajmeve se iu dogj vetura.

Modelja Françeska Jaçe së fundi u bë kryetemë në shtypin rozë për shkak të një incidenti që i ndodhi në Vlorë.

Ajo shprehet e revoltuar lidhur me lajmet që qarkulluan për djegien e veturës, duke i cilësuar gënjeshtra ato që janë shkruar.

Modelja thotë se vetura kishte një defekt teknik, andaj shkrimet në portale i konsideron si sulm ndaj imazhit të saj.

“Vazhdon seriali Franceska Jace dhe portalet. Do doja te vendosja ne dijeni te gjithe ato njerez qe kane qene shume te shqetesuar per zjarrin e supozuar ne makine dhe nuk kane marre mundim te me pyesnin se si ishte e verteta por kane aluduar dhe kane nxjerre konkluzione te paverteta qe demtojne imazhin tim. Pavaresisht ketij informacioni te rreme, e verteta qendron ndryshe, makina pesoi nje problem teknik te konstatuar nga policia e Vlores ku i shpreh dhe faleminderimet publikisht. Faleminderit qe jeni me ne, policia eshte me ne, policia eshte me ne une jam nje vajze e re e qeshur dhe tip joproblematik se kuptoj si supozojne qe ka ndodhur nje atentat ku ne e shohim qe situata te tilla sa vijne e jane me te rralla ne Shqiperi, por pseudogazetaret qe perdorin “profesionin” e tyre per te vjelle vrer ne imazhin tim dhe cdo kujt per disa klikime jane te shumte. Gjithsesi organet perkatese do te merren me akuzat e paverteta dhe pas gjithe procedurave te nevojshme do te publikoj edhe procesverbalin e konstatuar nga policia e shtetit! Faleminderit per vemendjen tuaj dhe mos u bazoni ne cdo gje qe shkruhet”, janë fjalët e saj. /Lajmi.net/