Franca dhe Irani përkeqësojnë marrëdhëniet

3 vite më parë

Franca dhe Irani përkeqësojnë marrëdhëniet

Franca nuk duhet të ndërhyjë në programin e raketave të Iranit tha Ali Akbar Velayati, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të premten se Teherani duhet të jetë më pak agresiv në rajon dhe duhet të qartësojë strategjinë rreth programit të raketave balistike.

“Nuk përfiton asgjë Macroni dhe Franca duke ndërhyrë në çështjen e raketave dhe çështjet strategjike të Republikës Islamike, sidomos në këtë aspekt që ne kemi ndjeshmëri të mëdha”, tha Velayati./AktivPress