Fotoja e ndaluar e Enver Hoxhës, i “dehur” në luftë

4 vite më parë

Fotoja e ndaluar e Enver Hoxhës, i “dehur” në luftë

Ish- kreu i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të rrallë të ish- diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha në gjendje të dehur.

Sipas tij, kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme.

I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, por mbi të gjitha në gjendje të dehur.

Statusi:

“Komandanti legjendar” siç nuk e keni parë më parë

Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini.

Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është.

Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët.