Fotografi e rrallë e presidentit Rugova në ëmbëltoren e tij të preferuar

4 muaj më parë

Fotografi e rrallë e presidentit Rugova në ëmbëltoren e tij të preferuar

Në vitin 1978 në Prishtinë brenda hapësirave të Pallatit të Rinisë u hap ëmbëltorja “Elida”, një nga lokalet më të frekuentuara të viteve 90-ta.

Kjo ëmbëltore e cila është futur në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, ishte edhe vendi i preferuar i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, përcjellë Indeksonline.

Në një fotografi të rrallë të Rugovës ruajtur në arkiva, ai shihet i rrethuar nga miqtë duke biseduar e pirë kafe në ëmbëltoren “Elida”. Një imazh ky bardhë e zi, por që flet shumë për lëvizjet e atëhershme.

Si gjithmonë, me një pamje prej vizionari, i qetë dhe modest, me syze dhe shallin e tij, ish-presidenti dëgjon të tjerët teksa flasin.

Ndryshe, “Elida” dikur mblidhte edhe elitën kosovare, teksa sot janë hotelet luksoze në të cilat politikanët tanë shërbehn e darkojnë.

Por, një kafe në këtë vend vite më parë e piu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama