Foto nga beteja më e egër e Luftës së Dytë Botërore

2 javë më parë

Foto nga beteja më e egër e Luftës së Dytë Botërore

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka publikuar disa foto nga Beteja e Stalingradit, në prag të 74-vjetorit të Fitores, që ajo e quan Lufta e Madhe Patriotike.

Fotot mundësohen nga arkivat ruse dhe  dhe gjermane.

Ajo ishte një nga ngjarjet më të egra të Luftës së Dytë Botërore, që vazhdoi për 200 ditë: nisi më 17 korrik 1942 dhe përfundoi më 2 shkurt 1943.

Fitorja e trupave sovjetike konsiderohet si një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore. Sipas vlerësimeve të ndryshme, në këtë betejë gjithsej humbën jetën rreth 2 milionë njerëz.

(Fotot dhe informacioni janë publikuar nga faqja e ambasadës ruse në Tiranë)/oranews