‘Fluturon shqiponja’, këngëtarët shqiptarë ‘pushtojnë’ çmimet Grammy

2 javë më parë

‘Fluturon shqiponja’, këngëtarët shqiptarë ‘pushtojnë’ çmimet Grammy

Mbrëmjen e djeshme u organizua një event që i paraprin ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Grammy Awards”.

Në këtë event morën pjesë emra të njohur të muzikës në botë, por ajo çfarë ra në sy ishte numri i lartë i artistëve shqiptarë. Si kurrë më parë, u bënë bashkë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Gashi, Era Istrefi dhe Stanaj.

Ndonëse vëmendjen më të madhe e mori Rita me fustanin e saj të bardhë plot pupla dhe Dua e veshur në blu tepër elegante, shqiptarët lanë gjurmë edhe këtë herë. Kujtojmë që pak kohë më parë, Bebe Rexha i bëri një ftesë publike për bashkëpunim vajzave shqiptare.