Flet familjari i katër kosovarëve të vdekur në aksident në Shqipëri: Ndjehem si në një film horror

1 muaj më parë

Flet familjari i katër kosovarëve të vdekur në aksident në Shqipëri: Ndjehem si në një film horror

Ishin duke u kthyer nga Shqipëria për në Zvicër. Familja pesë anëtarëshe Avdijaj nga Kosova që jetonte Schaffhausen ishin duke udhëtuar në rrugën Milot-Morinë, kur edhe pësuan aksident duke u goditur makina e tyre drejtpërdrejt me një kamion.

Si pasojë katër anëtarë të kësaj familje mbetën të vdekur. Nga kjo ngjarje tragjike mbijetoj një vajzë tre vjeçare e cila u lëndua rëndë dhe po trajtohet në një spital në Tiranë, shkruan Blick.ch përcjell Klan Kosova.

Përveç çiftit burrit 52 vjeç, dhe gruas 34 vjeçe, vdiqën edhe dy fëmijë të tjerë të moshave 11 dhe gjashtë vjeç.

Me familjen nuk kishte udhëtuar djali që burri 52 vjeçar nga Kosova e kishte nga një martesë tjetër.

26 vjeçar që mbeti në Schaffhausen, foli për Blick.

Ai tha se po ndihet si në një film horror. “Babai ka qenë miku im më i mirë”.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot në Prishtinë.