Flet aktorja shqiptare që masturboi në skenë: Ja si reaguan meshkujt

1 javë më parë

Flet aktorja shqiptare që masturboi në skenë: Ja si reaguan meshkujt

Thonë se roli është rol, e që nuk ka të bëjë më jetën e një aktori i cili e sjell në jetë atë. Por për rolet që prekin tabu kaq të ndjeshme për një popull si ne, ky parim shpeshherë bie ndesh me imazhin që duam të mbajmë.

Mirëpo aktorja shqiptare Arjola Demiri, arriti të zhveshet nga komplekset e ndjellura nga struktura shoqërore.

Vetëm pak ditë më parë aktorja shqiptare Arjola Demiri theu tabutë në skenën e teatrit shqiptar. Për herë të parë një aktore shqiptare, për hir të rolit që kishte, u masturbua në skenë para publikut të teatrit.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Opinion” nga Blendi Fevziu, Arjola ka folur rreth kësaj skene duke u shprehur se u mundua të mos bënte veprime vulgare. Mirëpo si u prit ajo sekuencë nga djemtë dhe burrat? Arjola tregoi se ndryshe nga vajzat të cilat e morën mesazhin e monodramës, djemtë u eksituan.

“Meshkujt e kishin më shumë u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej. Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë se ka bërë. Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar”, tregoi aktorja.

Prej disa kohësh Arjola është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar në serialin “O sa mirë” me rolin e saj të mirënjohur Xhbane./Prive.al