Flamuri i vjedhur në dasmën e Zogut

9 muaj më parë

Flamuri i vjedhur në dasmën e Zogut

Arkivi i Shtetit shqiptar ruan disa nga flamujt e rrallë që i përkasin periudhës së pavarësisë. Pavarësisht rëndësisë së tyre, ende nuk kanë asnjë përkatësi apo datim historik.

Në faqen zyrtare të Arkivit gjendet një flamur me këtë mbishkrim: “Flamur i kuq me shqiponjën e zezë. Materiali beze. Në njërin cep të tij ka të shënuar: Këtë flamur e kam vjedh kur u martua Zogu në PTT”.

Në Arkivin e Shtetit është edhe një flamur tjetër, për të cilin shënohet se “shkrimet janë në ngjyrë të verdhë, por të hequra, kanë ngelur vetëm gjurmët. Në të është shënuar ‘Shoqëria Shqiptare’. Pjesa poshtë e palexueshme. Sipër ka dhe një gjysmë hëne me yll”.