Flamuri amerikan ulet në gjysmështizë në Prishtinë për të nderuar ushtarin që vdiq më 4 korrik

1 muaj më parë

Flamuri amerikan ulet në gjysmështizë në Prishtinë për të nderuar ushtarin që vdiq më 4 korrik

Flamuri amerikan është ulur në gjysmështizë në Prishtinë, për të nderuar ushtarin Alexander Blake Klass, i cili vdiq më 4 korrik. Këtë ngjarje e organizoi shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Klass vdiq në një incident joluftarak, teksa po shërbente në Kampin në Novosellë të Kosovës.

Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total.