Fjolla shtrihet në spital, thotë se s’është lehtë me vdek

1 muaj më parë

Fjolla shtrihet në spital, thotë se s’është lehtë me vdek

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina duket se ka pasur probleme me shëndetin dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

33-vjeçarja ka publikuar një foto ku shfaqet në ambientet e spitalit duke marrë trajtimin mjekësor.

“Nuk është e lehtë të vdesësh”, ka shkruar Morina në postimin e saj në ‘Instastory’.

Fjolla nuk ka bërë të ditur se çfarë i ka ndodhur konkretisht, megjithatë ne shpresojmë që kjo gjendje t’i kalojë sa më parë.

Së fundmi artistja ka qenë e përfshirë në tregun muzikor duke sjellë disa projekte të ndryshme, të cilat numërojnë mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Image