Fjolla Morina thotë se nuk do lule po diçka tjetër

2 javë më parë

Fjolla Morina thotë se nuk do lule po diçka tjetër

Këngëtarja Fjolla Morina është në përgatitje e sipër të një projekti i ri muzikor.

Me gjasë kënga e re do të titullohet “Lulja”, ngase kështu ka bërë të ditur këngëtarja në një video të publikuar në InstaStory, ku shkruan: “Po vjen lulja”.

Kënga do të jetë ritmike, dhe për realizimin e saj, Fjolla kësaj here ka bashkëpunuar me Beraton.

Ajo publikoi një pjesë të këngë ende të papërfunduar në InstaStory, ku ndër të tjerash citonte disa nga pjesë nga teksti.

“Unë dua me i pasë veturat e shtrenjta e jo lule”, thotë ndër të tjerahs Morina gjatë kësaj kënge, e cila edhe në realitet shquhet për jetën luksoze që bën.

Fjolla përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë sezonit veror, ndërsa duket se tani është fokusuar në punën për projektet e reja muzikore. /Telegrafi