Pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, këngëtarja e njohur  Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave gjatë gjithë kësaj kohe.

Pas një kontrolli në makinë, Fjollës i’u gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Ajo shoqërohej nga dy persona, shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Ku me këtë të fundit në media është aluduar se këngëtarja është në një lidhje dashurie duke u referuar te një deklaratë që biznesmeni kishte dhënë në polici ku pohonte se ishte në një lidhje me Fjollën.

Së fundmi Fjolla i ka mbyllur gojën të gjithëve duke ndarë pamjet e propozimit romantik që ka marrë nga partneri i saj.

Me një buqetë me trëndafila të kuqe në formë zemre dhe me një unazë të bukur me diamant Fjolla i ka thënë po partnerit të saj.

“Unë thash Po! Dashuri”– shkruan Fjolla