Fitorja e demokratit Jones, goditje politike për Trumpin

3 vite më parë

Fitorja e demokratit Jones, goditje politike për Trumpin

Demokrati, Doug Jones, ka arritur fitore në zgjedhjet për Senatin e Shteteve të Bashkuara në shtetin Alabama, që konsiderohet thellësisht me pikëpamje konservatore dhe bazë e fuqishme e republikanëve. Fushata për ulëse në Sennat ishte e përshkruar me akuza për keqtrajtim seksual kundër kandidatit republikan, Roy Moore.

Agjencia Reuters, mëtutje, raporton se kjo fitore e demokratit Jones paraqet goditje politike kundër presidentin, Donald Trump.

Kjo është fitorja e parë e një kandidati demokrat për Senat në shtetin Alabama në 25 vitet e fundit.

Pas këtij zhvillimi është zvogëluar shumica e republikanëve në Senat në 51:49, ndërsa konsiderohet se është hapur mundësia që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, demokratët eventualisht ta fitojnë shumicën në këtë dhomë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara./rel