Fiton Bayern, humbet Dortmund

2 muaj më parë

Fiton Bayern, humbet Dortmund

Bayern Munich ka arritur një fitore të rëndësishme kundër VFB Stuttgart si mysafirë, duke shkuar në kuotën e 22 pikëve pas xhiros së nëntë të Bundesligës gjermane. Në anën tjetër Borussia Dortmund ska dështuar që të fitojë kundër Kolnit në shtëpi, duke zbritur në vendin e tretë me vetëm 18 pikë.

Bayern Munchen ka fituar me përmbytje kundër Stutrgartit në Mercedes-Benz Arena, duke vazhduar kështu që të jetë në vendin e parë të Bundesligës gjermane edhe pas javës së nëntë të saj. Vendasit e nisën më mirë këtë takim pasi që arritën që të shënojnë gol në minutën e 20-të me anë të Coulibaly.

Në minutën e 38-të për Bayernin do të barazonte Kingsley Coman. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Bayern do ta përmbyste rezultatin e Stuttgart me golin e Robert Lewandowskit. Bayern do të shënonte golin e sigurisë në minutën e 87 me anë të Costas. Me këtë fitore, Bayern është në vendin e parë me 22 pikë pas nëntë xhirove kurse Stuttgart ka zbritur në vendin e nëntë me 11 pikë.