Financohet ndërtimi i rrugës Miradi e Epërme – Zonë Industriale në Fushë Kosovë

6 ditë më parë

Financohet ndërtimi i rrugës Miradi e Epërme – Zonë Industriale në Fushë Kosovë

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi- Zona Industriale, transmeton AktivPress.

Për këtë vit MIT-ja ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400.000 euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi.

Lekaj e Berisha biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë.

“Ministri Lekaj, duke i ofruar mbështetjen e pa rezervë kryetarit Berisha, tha se edhe kjo komunë sikurse të gjitha tjerat do ta ketë përkrahjen e dikasterit që ai drejton në realizimin e projekteve lokale në mënyrë që t’i shërbehet interesit të qytetarëve dhe që ata t’i përfitojnë benefitet e taksave të tyre, si kthim nga qeverisjet lokale e qendrore”, thuhet në njoftim.

Berisha tha se iniciativa për mbështetje të projekteve lokale nga MIT-ja është veprimi më i duhur dhe më i qëlluar që shkon në shërbim të qytetarëve./AktivPress/