Filmi ‘Zana’ përfaqëson Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë

1 muaj më parë

Filmi ‘Zana’ përfaqëson Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë

Festivali i Filmit në Sindei (SFF) dhe European FilmPromotion (EFP) kanë përzgjedhur filmin ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati si njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër tëprogramit ‘Europe! Voices of Women in Film’.

Ky program është krijuar ngaEuropean Film Promotion (EFP) dhe Festivalit të Filmi ne Sidnei (SFF). Ky ështëviti i pestë i këtij programi të cilit në këtë edicionit dixhital të festivalitdo ti kushtohet vëmendje e veçantë. Filmat e përzgjedhur evropian në këtë këtëprogram do të shfaqen bashkë me filmat më të ri australian në kuadër tëedicionit të 67-të të filmit në Sidnei.

“Së pari, është nder i madh me qenë pjesë e programit të veçantë EUROPE! VOICESOF WOMEN IN FILM, i cili përfaqëson zëra të ri të grave regjisore nga Evropa nëSydney Film Festival. Veqanërisht më gëzon faktin që Kosova për herë të dytëpërfaqësohet në këtë program. Kjo dëshmon që filmat nga Kosova vazhdojnë rrugëne suksesit në skenën ndërkombëtare.

E dyta, duke marrë parasysh kohën e veshtirë në të cilën gjendemi për shkak tëPandemisë dhe anulimeve të festivaleve dhe shfaqjeve në kinema, jam shumefalenderuese që Sydney film Festival dhe European film Promotion kanë gjetëmënyrën me vazhdu mbështetjen për filmat dhe artin edhe pse në një formëtjetër, online” u shpreh Antoneta Kastrati regjisorja e filmit ‘Zana.

Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahennga data 10 deri me 21 qershor 2020.