Filmi kosovaro-britanik “Home”, fitues në BAFTA

2 vite më parë

Filmi kosovaro-britanik “Home”, fitues në BAFTA

Edhe një sukses i aktorëve nga Kosova në arenën e filmit ndërkombëtar.

Filmi “Home” është shpallur më i miri në kategorinë Filmi i Shkurtër Britanik nga  Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive (BAFTA).

Ceremonia është mbajtur të dielën mbrëma. Filmi  “Home”,  është një bashkë produksion kosovaro-britanik që shtjellon fatin e një familjeje e cila kalon nëpër situata të vështira si refugjatë, shkruan Aktivpress.

Producenti i filmit, Shpat Deda, ka shprehur gëzimin e tij për këtë sukses nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar Deda.

Në film luajnë aktorët: Arta Dobroshi, Zaki Ramadani, Shpat Deda,  Elmedina Morina,  Eroll Bilibani, Mrinë Godanci,  Sally Campbell, Andrés des Rochers etj. ndërsa regjia është bërë nga Daniel Mulloy./AktivPress