Filmi “Hustlers” me JLo në rolin kryesor pushton audiencën, parashikohet edhe “Oscari”

5 ditë më parë

Filmi “Hustlers” me JLo në rolin kryesor pushton audiencën, parashikohet edhe “Oscari”

Filmi “Hustlers” ka marrë vlerësime të shumta pozitive në premierën e vet në Toronto, ndërkohë që po qarkullojnë thashethemet se mund të kandidohet edhe për ”Oscar”, ndërsa aktoret kryesore impresionuan me pamjen e tyre në tapetin e kuq.

Jennifer Lopez, Constance Wu, Keke Palmer dhe Lili Reinhart morën pjesë në premierën e dramës kriminalistike në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ku e mahnitën audiencën, jo vetëm falë kombinimeve mbresëlënëse të veshjeve, por edhe qëndrimit të fortë me mesazhin e shkëlqyeshëm të filmit në të cilin luajnë.

Më herët, aktoret theksuan se JLo ishte si nënë për të gjithë gjatë xhirimeve të filmit, duke e mbajtur gjithmonë energjinë e mirë dhe vullnetin për punë, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Mund të thuhet se e ka një energji të ngrohtë dhe se është shumë prekëse, dëshiron të lidhet me personat. Kjo është shumë e ëmbël”, tha Reinhart për Entertainment Weekly.

Palmer e pranoi se ishte nervoze para se të fillonin xhirimet, veçanërisht për shkak të Lopezit, për të cilën thotë se shkëlqen si një super femër.

“Gjithmonë e kam dashur dhe skena ime e parë në film është me të. Ajo më tha se ishte e lumtur që isha pjesë e filmit dhe se mendon se do të argëtoheshim mirë. E vlerësoj faktin që më pranoi që në fillim, sepse ky është filmi i saj, ajo është në krye”, tha Palmer.

Filmi “Hustlers” u frymëzua nga një artikull i “New York Magazine” nga viti 2016. Bën fjalë për ekipin e ish-stripereve që bashkohen dhe i mashtrojnë klientët e pasur të Wall Streetit. Filmi mbërrin në kinema më 13 shtator.