Fifi sjell në version të ri këngën “A po vjen”

1 muaj më parë

Fifi sjell në version të ri këngën “A po vjen”

Fifi sapo ka publikuar projektin e ri, ajo solli në versionin e ri këngën e famshme “A po vjen”.

Këngëtarja e ripërpunoi vet tekstin e këngës, producent është Bini Nebihu, kurse videon e punoi “Breshér Studios”.

Në videoklipin e këngës, Fifi erdhi atraktive me kostume të ndryshme në disa prej skenave të “A po vjen”, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Fifi me titull “A po vjen”, projekt ky që vjen pas “Lezet”, në bashkëpunim me Remzie Osmanin.