FIFA konfirmon tre finalistët për çmimin si ‘Lojtari më i mirë i vitit’

2 javë më parë

FIFA konfirmon tre finalistët për çmimin si ‘Lojtari më i mirë i vitit’

FIFA vazhdon të publikojë çdo ditë të nominuarit për çmimet prestigjioze që do të jepen në ceremoninë e 17 janarit në Zurich, ku sot ishte radha e lojtarëve.

Leo Messi dhe Robert Lewandowski janë në listë, ku aty ka vend edhe për egjiptianin, Mohamed Salah.

Kujtojmë që në renditjen e “France Football”, Salah nuk bënte pjesë në treshen e parë, pasi ishte Jorginho ai që mbyllte podiumin.

Sipas të gjitha gjasave edhe pse egjiptiani është pjesë, duket i shkëputur nga dyshja Messi-Leva për fitimin e këtij trofeu.

Kujtojmë se Messi ka fituar çmimin ‘Topi i Artë‘ për vitin 2021. /Telegrafi/