Festë kombëtare nëse Anglia e fiton Evropianin, 300 mijë nënshkrime për kërkesën unike të anglezëve

3 javë më parë

Festë kombëtare nëse Anglia e fiton Evropianin, 300 mijë nënshkrime për kërkesën unike të anglezëve

Festë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, nëse Anglia fiton Euro 2020? Është ky peticioni që britanikët kanë nënshkruar dhe që deri më tani ka mbledhur mbi 300,000 firma.

“Tre luanët” kanë mundësinë të shtojnë një tjetër trofe në koleksionin e tyre, pas Kupës së Botës 1966, e cila u zhvillua në Angli, duke festuar për herë të parë në historinë e tyre fitoren e Kampionatit Europian.

“Kjo është hera e parë që ne jemi në finale të Kampionatit Europian”, tha Gary Neville ish-trajner anglez për ITV. “Ne përjetuam dhimbje, zhgënjim dhe tani jemi në finale. Kjo është një Festë kombëtare, shijojeni” shtoi ai.

Kërkesa u paraqit të enjten në parlamentin britanik dhe pritet miratimi nëse data 12 Korrik do të shpallet një festë zyrtare. Jeff Hurst, heroi i ekipit kombëtar të Anglisë në finalen e 1966, tha: “Kjo është fantastike! Jemi në finale. Lojë e mrekullueshme. Bravo Angli”.

Por për të fituar trofeun, Anglia do të duhet të mundë Italinë në finalen e së dielës që do të luhet në Wembley në Londër.