Festa i bëri bashkë dy të “pamposhturit”

3 vite më parë

Festa i bëri bashkë dy të “pamposhturit”

Ata janë dy nga emrat më të njohur në historinë e kinemasë. Dhe Krishtlindjet kanë bërë bashkë yjet më të mëdhenj të Hollywood.

Silvester Stalone ka marrë një vizitë të papritur nga shoku i tij Arnold Schwarzenegger në ditën e Krishtlindjeve.

“Epo shikoni kush erdhi për Krishtlindje,”-shkruan Stalone. “Schwarzenegger gjithmonë më mbush me energji pozitive.”

Ata pozuan së bashku përpara statujës së famshme të Rocky Sly.