Feronikeli për titullin e tretë, Prishtina të tetin të pasluftës

6 muaj më parë

Feronikeli për titullin e tretë, Prishtina të tetin të pasluftës

Lideri i Superligës, Feronikeli nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj Prishtinës, që prej vitit 2016.

Në 12 ndeshjet e fundit, Prishtina ka shënuar dhjetë fitore derisa dy ndeshje kanë përfunduar baras.

Se statistikat flasin në favor të Prishtinës, tregon se në gjashtë vizitat e fundit në Drenas, Prishtina ka arritur katër fitore, por Feronikeli në këtë edicion është në seri prej shtatë fitoreve rresht, raporton “Sporti në KTV”.

Feronikeli, me 63 gola të shënuara, e ka sulmin më të mirë në Superligë, kurse Prishtina ka pranuar vetëm 11 gola.

Feronikeli e ka fituar dy herë rresht titullin në edicionet 2014/15 dhe 2015/16. Edhe Prishtina dy titujt e fundit i fitoi rresht, 2011/2012 dhe 2012/2013.

Feronikeli synon ta fitojë titullin e tretë, kurse Prishtina të tetin e pasluftës.