Ferat Shala takon Halim Bajraktarin e Ri, të birin e Heroit të Kosovës

1 muaj më parë

Ferat Shala takon Halim Bajraktarin e Ri, të birin e Heroit të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka takuar tē birin e Heroit tē Kosovës, Halim Bajraktari. Ai e ka trashëguar emrin e të atit, i cili ka rënë herokisht te Shkëmbi i Gradines, shkruan AktivPress.

Ja çfarë thotë Shala për Heroin dhe për Halim Bajraktarin e Ri.

“Me Halim Bajraktarin e Ri.

Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit.
Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re.

Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”.

Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës.

Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj.

Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet.

Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare”. /AKTIV PRESS/