Ferat Shala takon biznesmenin Agim Kastrati: Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së
1 muaj më parëFerat Shala takon biznesmenin Agim Kastrati: Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka takuar biznesmenin Agim Kastrati.
Me këtë rast, ai ka thënë se “njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së, ashtu siç është edhe PDK-ja mbështetëse e njerëzve të suksesshëm të Kosovës”, shkruan AktivPress.
“Takim i përzemërt me Agim Kastratin, ndërmarrësin e suksesshëm, dashamirësin dhe mbështetësin e jetës sonë sportive.
Agimi, po ashtu, është edhe njëri prej aktivistëve të palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Drenicës.
Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së, ashtu siç është edhe PDK-ja mbështetëse e njerëzve të suksesshëm të Kosovës”, ka shkruar Shala.
AKTIV PRESS