Ferat Shala hapë arkivin, paralajmëron diçka “ekskluzive”

3 vite më parë

Ferat Shala hapë arkivin, paralajmëron diçka “ekskluzive”

Njëri ndër eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur të hapë arkivin e fotografive të kohës së luftës. Është ky Ferat Shala, i cili për gjatë kohë ka qenë në strukturat udhëheqëse të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), e për një kohë edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan AktivPress.

Në fotografinë e parë të publikuar nga seria e fotografive të tjera të paralajmëruara, Shala shihet në Malet e Berishës me uniform ushtarake dhe i armatosur.

“Po fillojmë sot me këtë foto të realizuar në dimrin e vitit 1999 ne Malet e Berishës, për të vazhduar në javët në vijim me fotografi tjera shumica e të cilave të pa publikuara më parë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

Të gjitha këto fotografi, sipas tij, “do të jenë pjesë e një publikimi ekskluziv që shumë shpejtë do të jetë në duart tuaja”.

Shala aktualisht është profesor universitar. /AktivPress/