Ferat Shala: Fitorja është e PDK-së 100 për qind

4 javë më parë

Ferat Shala: Fitorja është e PDK-së 100 për qind

Ferat Shala është takuar sot me aktivistët e bashkëpartiakët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ata nuk njohin dallim në moshë e as lodhje, shkruan AktivPress.

“Kur shoh vullnetin dhe përkushtimin e tyre atëherë bindem se fitorja është e jona 100 për qind”, është shprehur Shala.

Ky zyrtar i lartë i PDK-së, garon për herë të parë për mandatin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shala ka qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.

Njihet si njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të PDK-së, Kadri Veselit./AktivPress/