Fëmijë shqiptarë dhe serbë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Beogradin

4 muaj më parë

Fëmijë shqiptarë dhe serbë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Beogradin

Nxënësit më të mirë të klasës së gjashtë të shkollave fillore nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndër të cilët kishte fëmijë shqiptarë, serbë dhe romë, kaluan një ditë në Beograd dhe u shëtitën me varkë në Savë dhe Danub.

Ata siç raporton Tanjug shkuan në kryeqytetin serb me iniciativë të Trupit Koordinues për Serbinë Jugore dhe kryetarit të saj, Zoran Stankoviq, transmeton Klan Kosova.

Atje nxënësit e tri komuniteteve u përshëndetën nga shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi, i cili shprehu kënaqësinë që fëmijët vizituan Beogradin, sepse, siç tha ai, në shumë raste ka qenë mysafir në komunat e tyre.