Fatmir Limaj me bashkëpartiakë mblidhen në konakun e Jakup Krasniqit

2 muaj më parë

Fatmir Limaj me bashkëpartiakë mblidhen në konakun e Jakup Krasniqit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti dhe kandidatët për deputetë, Mehdi Thaçi dhe Avdyl Krasniqi, sonte kanë qëndruar në shtëpinë e kryetarit të  Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, shkruan AktivPress.

Aty Limaj ka biseduar me bashkëluftëtarë të Negrocit dhe me strukturat e Nismës në këtë fshat.

Por, siç thotë ai, këtë takim nuk e ka pasur të lehtë.

“Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup, i cili padrejtësisht nuk është në vendlindjen e tij për të cilën dha kontribut mbi 50 vjet”, ka thënë Limaj.

Në këtë bashkëbisedim, ai ka kërkuar mobilizim për të mbështetur vizionin dhe projektin e Nismës në mbrojtje të vlerave kombëtare.

“NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, ia ka ofruar Drenasit dhe Kosovës kandidatët më të mirë, me vlera të larta patriotike e njerëzore”, ka deklaruar Limaj. /AKTIV PRESS/