FAKTE TË REJA RRETH ILIRËVE

3 vite më parë

FAKTE TË REJA RRETH ILIRËVE

 Historiani Jahja Drançolli ka sjell dëshmi të reja rreth ilirëve.Ai ka zgjedhur që këto dëshmi t’i bëjë publike në profilin e tij në facebook. Me këtë rast, ai ka shkruar edhe teksti i transkribuar dhe të transliteruar.

Ja çka shkruan Drançolli: “Një prej dëshmive zyrtare me përmasa ndërkombëtare, ku edhe nëpërmjet të këtij mbishkrimi paleografik provohet prejardhja ilire e shqiptarëve, përkatësisht kontinuiteti iliro-arbëror. Dokumenti origjinal (faksimilët, që i referohën çështjës në fjalë po i sjellim më poshtë) ruhën në Arkivin Shtetëror të Milanos (Arichivio di Stato di Milano, Carteggio Sforzesco), dhe mes tjerash shkruhet kështu”:
Më 31 tetor1460: “[…] Edhe pse thoni se me Arbërit nuk do të mundem për të ndihmuar as për të mbrojtur as për të dëmtuar armiqtë e tij të fuqishëm, Ju përgjigjem se, në qoftë se kronikat tona nuk rrejnë, ne thirremi Epirotë, dhe duhet të dini se në kohë të ndryshme të parët tonë kaluan në vendin, që Ju keni sot dhe kanë bërë luftë të madhe me romakët edhe nuk u turpëruan por dolën faqebardhë […].” Teksti i transkribuar dhe i transliteruar: Ultimo octobris 1460: “Et perché dicite che con Albanesi non bastarò ad ad ayutarlo né ad defendere né a dampnificare li possenti soi nemici ve respondo che, se aio mutato lo effecto et se le nostre croniche mon menteno, noy ne chiamano Epiroti et dovete havere noticia, che in diversi tempi de li nostri antecessori passassero nel paese che hogi Voy tenete hebbero con Romani grande battaglie et trovamo ut plurimum, che hebeno piùtosto honore che vergogna […].”/AktivPress