Fahredin Shehu të enjten promovon librin e ri “Palankin”

4 javë më parë

Fahredin Shehu të enjten promovon librin e ri “Palankin”

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Fahredin Shehu, më 21 nëntor do ta bëjë promovimin e librit “Palankin”, i cili mban përmbledhje të poezive, të botuar nga GNOSA në Tetovë.

Promovimi i këtij libri do të bëhet në Galerinë Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Shkrimtari Shehu ka një krijimtari të bujshme letrare.

Veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja.

Fahredin Shehu është themelues edhe drejtor ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili organizohet tash e disa vite në Komunën e Rahovecit./ina/

AktivPress