Facebooku bie nga sistemi

4 muaj më parë

Facebooku bie nga sistemi

Rrjeti më i madh social, Facebook ka pësuar disa ‘anomali’ së fundmi, duke penguar përdoruesit e tij të shohin fotot.

Kongresi Amerikan i ka kërkuar kompanisë së Mark Zukenberg që të ndalë zhvillimin, duke qenë se ky rrjet social është pjesë e më shumë se ¼ e popullsisë, për aq kohë sa ligjvënësit nuk kanë pasur kohë për të hetuar pasojat e veprimeve të kësaj kompanie.

Ligjvënësit nëpërmjet një letre i kërkojnë kompanisë që “të ndërpresë menjëherë planet e zbatimit”.

“Për shkak se Facebook është tashmë në duart e më shumë se ¼ së popullsisë së botës, është e domosdoshme që Facebook dhe partnerët e saj të pushojnë menjëherë planet e zbatimit derisa rregullatorët dhe Kongresi të kenë mundësi të shqyrtojnë këto çështje dhe të ndërmarrin veprime”, thotë letra.