Facebook sjell aplikacion të veçantë për eventet

4 vite më parë

Facebook sjell aplikacion të veçantë për eventet

Tashmë Facebook u jep përdoruesve një aplikacion në vete, për të kërkuar e zbuluar eventet që ndodhin pranë jush.

Aplikacioni Facebook Events njëherësh është publikuar vetëm për iOS, dhe së shpejti vjen edhe për telefonat Android.

Aplikacioni i Facebook-u do të vazhdojë ta mbajë edhe në vijim Events si pjesë të tij pa qenë nevoja të kaloni në Events të ndryshoni app, siç ndodh me Facebook Messenger.

Përdorimi i Facebook Events

Me të hapur Facebook Events do t’ju shfaqen eventet në të cilat jeni të ftuar, dhe kur bëni scroll poshtë në Feed do t’ju shfaqen evente që Facebook mendon se i përkasin fushës suaj të interesit, duke u bazuar te numri i miqve tuaj që marrin pjesë, vendndodhja juaj dhe faqet që i keni pëlqyer, shkruan konica.al

Së fundmi, Calendars ju lejon që të nxirrni të dhëna e ruajtura në kujtesën e kalendarit brenda smartphone-it tuaj, kështu të gjitha takimet tuaja shfaqen të përmbledhura në një vend të vetëm. Mundeni gjithashtu të sinkrozoheni edhe me kalendarët e tjerë, si Google Calendar etj.