Evropa mund të ‘pushtohet’ nga veturat e prodhuara në Kinë

4 muaj më parë

Evropa mund të ‘pushtohet’ nga veturat e prodhuara në Kinë

Shefi i Volkswagen e Jaguar Land Rover kanë parashikuar se modelet për tregun kinez së shpejti do të shiten në Evropë.

Veturat që prodhohen për tregun kinez shumë shpejt do të mund të shiten edhe në Evropë sipas dy figurave kryesore të kompanive më të mëdha prodhuese të veturave, transmeton koha.net.

Kina ka qenë tregu më i madh i veturave të reja viteve të fundit, në 2017-ën janë shitur rreth 28.8 milionë vetura në këtë shtet, e një në katër veturat të prodhuara globalisht gjatë vitit të kaluar ka qenë e ndërtuar në këtë shtet.

Shumica e këtyre vetura, të prodhuar nga marka shumë të njohura në Evropë, janë modele unike për Kinën, por kjo shumë shpejt mund të ndryshojë.

Shefi i shitjeve të Volkswagen, Jurgen Stackmann ka thënë: “Ju do të shihni nga ne vetura që do të shiten vetëm në tregun kinez, por njerëzit nga anët e tjera të botës gjithashtu i dëshirojnë ato. E për këtë ne jeni duke shikuar që të sjellim vetura nga Kina në Evropë”, transmeton koha.net.

Ndërsa shefi i Jaguar Land Rover, Wolfgang Zeibart ka thënë: “Ka shumë shanse të mëdha që Kina të jetë e aftë të eksportojë vetura jashtë shtetit, nuk ka ndonjë arsye për mos ta bërë këtë”.

“Kostot e prodhimit janë shumë të vogla e po kështu janë edhe komponentët, e kualiteti është shumë i mirë”, ka shtuar ai.