Eurovizion: Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës ‘Karma’

2 muaj më parë

Eurovizion: Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës ‘Karma’

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti me këngën fituese të festivalit “Karma”.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar dhe klipin zyrtar të këngës , të cilën zgjodhi ta prezantojë duke ruajtur versionin origjinal në gjuhën shqipe.

Ajo çfarë na tërhoqi vëmendje ishte pamja e Anxhelës për të cilën ishte kujdesur deri në detajin më të vogël.

E veshur me dy fustane një të kuq dhe të bardhë, Perister duket e mrekullueshme.

Eurovizioni do të rikthehet në maj pavarësisht nga pandemia, por sigurisht duke iu përshtatur kushteve të reja.