Europa League/ Kamberi titullar, Rangers i Gerrard “shtyp” Bragën

1 muaj më parë

Europa League/ Kamberi titullar, Rangers i Gerrard “shtyp” Bragën

U mendua se do ta kishte të vështirë por Rangers nuk respekton parashikimet dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League.

Skuadra skoceze fitoi edhe në sfidën e kthimit ndaj portugezëve të Bragas këtë herë 0-1 brenda në Portugali. Titullar për herë të parë me fanellën e Rangers, sulmuesi i kombëtares shqiptare Florian Kamberi.

24 vjeçari kishte detyrën e vështirë të zëvendësonte dy sulmuesit kryesorë, kolumbianin Morleos që ishte i skualifikuar dhe veteranin Defoe që është i dëmtuar.  Golin e vetëm për Rangers e realizoi Kent pas asistit të Ianis Hagi në minutën e 61-të.

Rangers pas fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 bëhet skuadra e parë që kualifikohet në Europa League në fazën e 1/8-ave të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

/Ora News.tv/