Eurobasket: Kosova mposht Luksemburgun

2 javë më parë

Eurobasket: Kosova mposht Luksemburgun

Kosova ka arritur të shënoj fitore ndaj Luksemburgut me rezultat 109 me 88 në ndeshjen e vlefshme për fazë parakualifikuese për Kampionatin Evropian të Basketbollit “Eurobasket 2021”.

Dardanët në këtë takim ishin superior në parket pothuajse gjatë gjithë kohës.

Çereku i parë përfundoj me epërsi të Kosovës me rezultat 30 me 17.

Çereku i dytë sa i përket shënimit të pikëve, ishin kundërshtarët ata që shënuan më shumë pikë. Gjithsejt tre pikë, duke përfunduar 17 me 20.

Pjesa e parë u mbyll me plot 10 pikë epërsi 47 me 37.

Por fraksioni i dytë nisi mbarë për ekipin vendas.

Çereku i tretë nuk solli befasi, duke u mbyllur me pesë pikë epërsi për Kosovën 30 me 25.

Ndërkaq shancat për fitore nuk u lëshuan as në çerekun e fundit të takimit, duke e vulosur ndeshjen.

Ky çerek përfundoi me rezultat 32 me 26.

Superioriteti i Dardan Berishës me shokë vërehet tek rezultati final i takimit, me hiç më pak se 21 pikë epërsi.

E pikërisht ky i fundit ishte edhe lojtari i ndeshjes me 32 pikë epërsi.

Kosova takimin kthyes me Britaninë e Madhe do ta zhvilloj më 17 gusht.