Ermonela Jaho me “Madama Butterfly” do të ngjitet në skenën e Royal Opera House të Londrës

4 vite më parë

Ermonela Jaho me “Madama Butterfly” do të ngjitet në skenën e Royal Opera House të Londrës

Kjo shfaqje operistike do të prezantohet më 20 mars, kurse do të ketë shtatë paraqitje skenike në repertorin e Royal Opera House.

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Royal Opera House në Londër, me shfaqjen operistike “Madama Butterfly”.

Ermonela Jaho në këtë shfaqje do të paraqitet me rolin e Cio- Cio- San, kurse kjo shfaqje do të jetë në repertorin e kësaj shtëpie operistike prej 20 marsit deri më 10 prill, duke përfshirë shtatë paraqitje skenike, shkruan Kult Plus.