Erdogani lartëson “heronjtë e rënë në natën e tentim-puçit”

3 javë më parë

Erdogani lartëson “heronjtë e rënë në natën e tentim-puçit”

Teksa Turqia ka shënuar të mërkurën katërvjetorin e puçit të sprapsur të vitit 2016, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka lartësuar siç tha ai “heronjtë e vendit që ranë në natën e tentimpuçit, në mbrojtje të vendit. “Nganjëherë, një hero i vetëm e ndryshon fatin e gjithë një kombi.

Më 15 korrik, miliona heronj dolën nga çdo cep i vendit dhe lanë gjurmë në të ardhmen e kombit”, tha Erdogani gjatë një ceremonie speciale në ndërtesën e Parlamentit.

Qeveria turke ka akuzuar imamin Fethullah Gulen, aktualisht në azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për orkestrimin e ngjarjeve të 15 dhe 16 korrikut të 2016-s, në të cilat të vdekur mbetën 251 persona dhe të lënduar mbi 2 mijë të tjerë.

Që prej ngjarjeve të katër vjetëve më parë, Qeveria e Erdoganit ka ndërmarrë masa të ashpra të shtypjes, duke arrestuar dhe shkarkuar nga puna me mijëra akademikë, gazetarë, mjekë e shërbyes të tjerë civilë, ndërsa ka mbyllur me dhjetëra media të akuzuara për lidhje me Gylenin.