Erdogan do të vijë në Shqipëri, pritet të flasë në Kuvend

1 javë më parë

Erdogan do të vijë në Shqipëri, pritet të flasë në Kuvend

Më 17 janar, në orën 17:00, pritet të zhvillohet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion të ri.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në këtë seancë do të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Gjatë javëve të fundit ka pasur zhvillime të bujshme në selinë blu që mund të vijojnë edhe në seancat e ardhshme plenare.

Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.

Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat ku menjëherë ndërhyri policia për të shpërndarë turmën, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Nuk kanë munguar akuzat dhe debatet mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe Luzim Bashës, derisa sot Kryesia e PD-së ka përjashtuar përgjithmonë Sali Berishën nga partia.

Lajme nga rubrika