Erdogan bekon martesën e Ozil në Stamboll

4 muaj më parë

Erdogan bekon martesën e Ozil në Stamboll

Futbollisti Mesut Ozil u martua të premten në Stamboll me partneren e tij Amine Gülşenë me bekimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

30-vjeçari gjerman, që i ka rrënjët nga Truqia, nxiti polemika vitin e kaluar kur u fotografua me Erdogan, duke ngritur pyetje rreth besnikërisë së futbollistit ndaj Gjermanisë në prag të Kupës së Botës 2018.

Lideri turk mbërriti në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij në ceremoninë që u mbajt në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit për të parë ish-mesfushorin e Arsenalit të martohej me ish Miss-in e Turqisë.

Erdogan dhe gruaja e tij Emine qëndruan pranë çiftin ndërsa ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Pas 92 paraqitjeve për Gjermaninë, duke përfshirë një rol kyç në fitoren e Kupës së Botës 2014, Ozil papritmas e la skuadrën kombëtare në korrik të vitit të kaluar, duke akuzuar zyrtarët gjermanë të futbollit për racizëm.

Ozil njoftoi në mars se i kishte kërkuar Erdogan të ishte shoqëruesi i tij.

Futbollisti dhe Gulse u lidhën në vitin 2017 dhe njoftuan fejesën në qershor 2018.