Enrique: “Morata humbi shans të artë? Duhet të ngrihemi dhe ta duartrokasim”

3 javë më parë

Enrique: “Morata humbi shans të artë? Duhet të ngrihemi dhe ta duartrokasim”

Luis Enrque, trajneri i Spanjës, e ka lavdëruar Alvaro Moratën për paraqitjen kundër Portugalisë, pavarësisht rastit të artë që humbi në fundin e ndeshjes.

Spanja barazoi 0-0 ne miqësoren e luksit që u zhvillua në Madrid në ‘Wanda Metropolitano’.

Sulmuesi i Juventusit vërtet kishte një shans të artë, por nuk e konkretizoi në gol.

Sido që të jetë, kur të gjithë po e kritikojnë për të mundësi, Luis Enrique e ka mbrojtur atë.

“Humbjet e rasteve nuk më shqetësojnë. Ai ishte shumë aktiv dhe e menaxhoi presionin, shqetësoi mbrojtësit, luajti shumë mirë dhe bëri punë të madhe. Duhet të ngrihemi dhe ta duartrokasim, jo ta kritikojmë”, tha ndër të tjera Enrique.